Kompeticioni i më të mëdhenjve mirëpret 4 debutues, kush janë surprizat e edicionit
Shorti i Champions League që u hodh këtë të enjte në Monako premtoi spektakël me shumë supersfida që do të luhen në fazën e ligës.
Ceremonia e shortit në Monte Karlo, e cila u transmetua drejtpërsëdrejti në Top Channel, nisi si zakonisht me himnin e këtij kompeticioni dhe më pas u ndanë disa çmime të veçanta nga UEFA.
Pas kësaj, erdhi radha e hedhjes së goglave, me Thierry Henry dhe David Villa që vendosën fatin e skuadrave.
Kampionët në fuqi të PSG do të presin Barcelonën në shtëpi, teksa do të ketë dy transferta të vështira në Angli me Manchester City-n dhe Aston Villa-n.
Duele të vështira dhe për Realin e Barcelonën, me katalanasit që përveç transfertës në Paris, do të presin në shtëpi Manchester Cityn, ndërsa “Los Blancos”-at e Mourinhos do të presin Interin dhe do të fluturojnë në Londër për t’u ndeshur me Arsenalin.
Ky i fundit do të udhëtojë për në Mynih për t’u ndeshur me Bayernin, ndërsa në shtëpi do të presë Borusian e Dortmundit.
Përveç Arsenalit, kampionët e Gjermanisë, Bayerni, do të luajë me Atleticon dhe Manchester United në transfertë.
Zikaltrit e Interit do të presin në shtëpi Liverpool-in, ndërsa në transfertë luajnë me Realin dhe Dortmundin.
Champions League 2026/27 do të startojë më 8 shtator dhe do të mbyllet më 5 qershor në finalen e madhe të Madridit dhe të gjithë do të kenë mundësinë ta ndjekin drejtpërsëdrejti në Top Channel.
Ceremonia Live:
19:15 – Përfundon shorti!
18:30 – Nis hedhja e shortit!
18:10 – Thierry Henry nderohet nga UEFA me çmimin e Presidentit.
18:05 – UEFA nderon Marquinhos me çmimin e Respektit.
18:00 – Nis ceremonia e shortit live në Top Channel!
SHORTI:
Top Channel