Live Pafos-Dinamo/ Festa e dinamovitëve zgjat shumë pak, qipriotët barazojnë pas 5 minutash
Egnatia zbret në fushë në Norvegji për një prej ndeshjeve më të rëndësishme në historinë e klubit, teksa përballet me Lillestrøm në sfidën e kthimit të play-off-it të Europa League.
Gjithçka mbetet e hapur pas përballjes së parë në Rrogozhinë, e cila përfundoi në barazim pa gola. Kampionët e Shqipërisë do të kërkojnë të bëjnë hapin e fundit drejt një kualifikimi historik në fazën e ligës së Europa League.
Përballja në Norvegji pritet të jetë një test i vështirë për skuadrën e drejtuar nga Nevil Dede, por rezultati i ndeshjes së parë u ka dhënë rrogozhinasve mundësinë të besojnë te kualifikimi.
Formacionet zyrtare tashmë janë bërë publike dhe trajneri Nevil Dede ka zgjidhur dilemat për 11-shen që do të nisë sfidën.
Ndryshimi i vetëm në formacionin titullar krahasuar me ndeshjen e parë është në krahun e lojës.
Jago e nis takimin nga stoli, ndërsa Ndreca merr vendin e tij në formacionin titullar.
Egnatia synon të zhvillojë një ndeshje të kujdesshme, por njëkohësisht të shfrytëzojë çdo mundësi për të goditur Lillestrøm dhe për të siguruar një rezultat që do t’i hapte dyert e fazës së ligës së Europa League.
REZULTATI LIVE:
LILLESTROM 0-1 EGNATIA
Sota 33′
FORMACIONET ZYRTARE:

Top Channel