I vendosën tritol në makinë, oficeri i Forcave Ajrore ruse humb jetën pas shpërthimit

27/08/2026 14:04

Një zyrtar i Forcave Ajrore ruse ka humbur jetën mëngjesin e sotëm pas shpërthimit të makinës së tij në Shën Petersburg. Lajmi raportohet nga gazeta ruse Fontanka, sipas së cilës automjeti shpërtheu pak pasi drejtuesi ishte larguar nga banesa e tij.

Sipas informacioneve paraprake, brenda automjetit kishte shpërthyer një pajisje artizanale shpërthyese. Burri humbi jetën në vendngjarje.

Sipas Fontanka, viktima ishte një nënkolonel i Forcave Hapësinore dhe Mbrojtjes Ajrore të Rusisë. Bashkëshortja e tij ndodhet gjithashtu në gjendje të rëndë, ndërsa mjekët po përpiqen t’i shpëtojnë jetën.

Drejtoria Kryesore Hetimore e Komitetit Hetimor të Rusisë në Shën Petersburg ka njoftuar nisjen e një hetimi për zbardhjen e rrethanave të shpërthimit.

Top Channel