Një përrallë futbolli, me paratë e një quizi televiziv drejt majave të Champions League
Pas përfundimit kaotik të ndeshjes Lyon-Fenerbahçe, ku festa e skuadrës turke u shoqërua me përplasje dhe tensione në fushë e drejtim të tunelit, Mattéo Guendouzi ka reaguar ashpër për atë që përjetoi gjatë mbrëmjes.
Mesfushori francez i Fenerbahçes tha se ai dhe familja e tij u bënë objekt i ofendimeve të vazhdueshme nga tifozët vendas dhe se, sipas tij, askush nuk ndërhyri për t’i ndaluar.
“Respekt? Do të ngatërroheni me mua? Atëherë është e dyanshme!”, deklaroi Guendouzi, duke iu referuar reagimit të tij ndaj tifozëve. Francezi shpjegoi edhe arsyen pse festoi në mënyrë provokuese pas vërshëllimës finale.
“Më ofenduan nënën dhe familjen për 90 minuta, madje edhe më gjatë. Dhe pas kësaj ne nuk mund të festojmë në mënyrën që duam? E konsideroj këtë një turp”. Guendouzi vijoi edhe më tej, duke vënë në pikëpyetje mënyrën se si u menaxhua situata nga arbitrat.
🎥 Lyon-Fenerbahçe maçı sonrasında TV’ye yansımayan koridordaki kavganın görüntüleri! pic.twitter.com/3H44ZTUOgU
— Spor Bülteni (@sporbultenicom) August 26, 2026
“Kur ke 60 mijë njerëz që ofendojnë familjen tënde, nënën tënde, fëmijët e tu dhe askush, madje as arbitrat, nuk u thotë të ndalojnë, sigurisht që të dhemb”. Sipas tij, situata do të ishte menaxhuar ndryshe në Francë.
“E di që në Francë, nëse ndodh diçka e tillë, vjen një moment kur ndalojnë ndeshjen dhe u kërkojnë të ndalojnë”.
Deklaratat e Guendouzit vijnë pas një mbrëmjeje të tensionuar në Lyon, ku ish-lojtari i Marseille ishte në qendër të vëmendjes edhe për shkak të rivalitetit të tij me klubin francez.
Lyon sahasında skandal saldırı! Maç sonu çıkan olaylardan yeni görüntüler geldi.
Guendouzi’nin sevincini kutladığı anlarda Lyonlu futbolcular saldırıya geçiyor. Bu sırada Fenerbahçeli futbolcular, takım arkadaşları Guendouzi’yi adeta güvenlik görevlisi gibi koruyorlar.… https://t.co/OfDNNErE6j pic.twitter.com/Iq5jCZNpM1
— Aykırı (@aykiri) August 26, 2026
Pas festimeve të Fenerbahçes, situata degjeneroi në një përleshje, ndërsa pamjet e reja tregojnë edhe një pjesëtar të stafit të Lyonit që iu vërsul Guendouzit në drejtim të tunelit.
Fenerbahçe fitoi 2-1 në Lyon dhe siguroi kualifikimin, por ajo që ndodhi pas ndeshjes rrezikon tashmë të sjellë pasoja disiplinore për të përfshirët.
Top Channel