Chelsea largon të padëshiruarit, një tjetër sulmues që dështoi me Blutë shitet në Angli për shumën e majme

27/08/2026 16:05

Nicolas Jackson po i nënshtrohet testeve mjekësore te Aston Villa, ndërsa largimet nga Chelsea vijojnë gjatë ditëve të fundit të merkatos së verës.

Sulmuesi senegalez pritet të ribashkohet me trajnerin Unai Emery në Villa Park, pasi Aston Villa ka arritur marrëveshje me Chelsea për transferimin e tij për 47.5 milionë paund.

Marrëveshja për Jackson, 25 vjeç, përfshin edhe bonuse të ndryshme, të cilat nëse aktivizohen mund ta çojnë vlerën totale të transferimit deri në 65 milionë paund.

Jackson është një prej disa lojtarëve të Chelsea-t që pritet të largohen në javën e fundit të merkatos, teksa klubi londinez po vijon një riorganizim të rëndësishëm të skuadrës.

Transferimi te Aston Villa do t’i japë Jackson mundësinë të punojë sërish me Unai Emery, ndërsa Villa synon të forcojë repartin ofensiv për sezonin e ri.

Top Channel