Përmbytjet tragjike në Spanjë/ Shembet muri, humbin jetën nëna dhe vajza 18-vjeçare
SHBA-të i kërkuan Ukrainës të shmangte sulmet ajrore pranë Moskës, Shën Petersburgut dhe disa zonave të tjera të Rusisë gjatë ditëve kur drejtori i CIA-s, John Ratcliffe, do të udhëtonte drejt Moskës.
Sipas një burimi të cituar nga Reuters, kërkesa iu përcoll Ukrainës javën e kaluar. Arsyeja ishte udhëtimi i një zyrtari të lartë amerikan drejt kryeqytetit rus.
Ratcliffe zhvilloi të mërkurën një vizitë të paparalajmëruar në Moskë, sipas NBC News. Ky ishte udhëtimi i tij i parë në kryeqytetin rus që prej marrjes së detyrës si drejtor i CIA-s.
Qëllimi i vizitës dhe personat me të cilët Ratcliffe pritej të takohej nuk janë bërë të ditur. As Uashingtoni dhe as Moska nuk e kanë konfirmuar zyrtarisht vizitën.
Sipas burimit të Reuters, SHBA-të i kërkuan Ukrainës të mos kryente sulme ajrore rreth Moskës, Shën Petersburgut dhe disa territoreve veriore të Rusisë të hënën, të martën dhe të mërkurën e kësaj jave.
Kërkesa amerikane lidhej me sigurinë e fluturimit që transportonte zyrtarin e lartë amerikan drejt Moskës.
Top Channel