Rrezikoi banesat dhe hotelet, fiket zjarri në Sarandë, ndërhyrja nga ajri ndihmoi në shuarjen e flakëve

26/08/2026 18:32

Është fikur zjarri që përfshiu kurorën e gjelbër të Sarandës.

Për shuarjen e flakëve u angazhuan forcat zjarrfikëse të Sarandës, ndërsa në mbështetje të operacionit u nisën mjete zjarrfikëse nga Bashkitë Delvinë dhe Konispol.

Ndërhyrja nga ajri me helikopterin Cougar ndihmoi në vënien nën kontroll dhe shuarjen e zjarrit.

Aktualisht situata paraqitet e qetë, ndërsa në terren vijon monitorimi për të shmangur riaktivizimin e vatrave.

Top Channel