Princi Harry dhe Meghan Markle pritet të rikthehen sot në Britani së bashku me dy fëmijët e tyre, Archie dhe Lilibet, sipas BBC.
Duka dhe Dukesha e Sussex thuhet se po udhëtojnë privatisht nga Kalifornia drejt Britanisë. Një zëdhënës i çiftit, i pyetur për udhëtimin, nuk e konfirmoi informacionin, duke thënë se nuk do të komentonin.
Kthimi vjen pasi javën e kaluar u raportua se Harry dhe Meghan planifikojnë të zhvendosen në Britani gjatë muajit gusht. Familja pritet të vendoset në një rezidencë private në Cotswolds, ndërsa fëmijët e tyre janë regjistruar në një shkollë lokale.
Megjithatë, rikthimi në Britani nuk nënkupton rikthimin e tyre në detyrat zyrtare të familjes mbretërore. Harry dhe Meghan do të vazhdojnë të jetojnë si individë privatë dhe anëtarë joaktivë të familjes mbretërore.
Çifti u largua nga detyrat mbretërore në vitin 2020 dhe më pas u vendos në Kaliforni.
Mbreti Charles është informuar për vendimin e familjes për t’u kthyer në Britani. Në korrik, Harry, Meghan dhe fëmijët e tyre u takuan me mbretin në rezidencën e tij në Highgrove.
Top Channel