Droga brenda burgut 313 në Tiranë, kokaina si guaska dhe kanabisi si karkaleca, si u fsheh lënda narkotike brenda makaronave të gatuara
Banorët e Njësisë Administrative Shtiqën, së bashku me banorë të fshatit Nangë të Njësisë Administrative Bicaj, janë ngritur sot në protestë para Bashkisë Kukës, duke kërkuar zgjidhje për mungesën e ujit vaditës.
Ata thonë se prej ditësh përballen me mungesën e ujit për tokat bujqësore, ndërsa pretendojnë se burimet ujore po përdoren për prodhimin e energjisë elektrike nga HEC-et.
“Ka 3 vite që Shtiqëni thahet dhe shkrumbohet për mungesën e ujit vaditës”, shprehet një nga protestuesit.
Sipas banorëve, marrëveshja parashikon që nga data 15 maj deri më 15 shtator uji duhet të jetë i garantuar për vaditjen e tokave bujqësore.
Ata kërkojnë që kjo marrëveshje të zbatohet dhe uji të rikthehet në kanalet vaditëse.
“Kontrata që është, nuk zbatohet. Ujë ka kanali sa të duash. Kemi ardhur të tregojmë se ne çfarë kemi mbjellë, ka mbetur bosh”, tha një tjetër banorë.
Kanali i Shtiqënit mbulon një sipërfaqe prej rreth 820 hektarësh tokë bujqësore. Aktualisht, rreth 120 hektarë janë të mbjella me misër, jonxhë dhe grurë.
Banorët thonë se mungesa e ujit rrezikon të mbjellat dhe të ardhurat e familjeve që merren me bujqësi.
Protestuesit kërkojnë ndërhyrjen e institucioneve për zgjidhjen e situatës dhe garantimin e ujit vaditës gjatë gjithë sezonit bujqësor.
Ata paralajmërojnë se do të vijojnë protestat nëse kërkesat e tyre nuk marrin një zgjidhje.
Top Channel