Babai e groposi të gjallë brenda një kafazi qeni, shpëtohet mrekullisht foshnja 11-muajshe në SHBA pasi i dëgjuan të qarat 11/11 11:45
Rusia dhe Ukraina kanë shkëmbyer nga 10 të burgosur lufte, sipas komisioneres ruse për të drejtat e njeriut, Yana Lantratova.
Lantratova tha për televizionin rus Zvezda se shkëmbimi u zhvillua në territorin e Bjellorusisë.
Shkëmbimi i fundit vjen vetëm pak ditë pas një operacioni më të madh, ku Rusia dhe Ukraina dorëzuan nga 103 të burgosur lufte secila.
Që prej nisjes së luftës në vitin 2022, dy vendet kanë realizuar një sërë shkëmbimesh, përmes të cilave janë liruar mijëra të burgosur lufte.
Top Channel