Video/ Zjarr në një banesë në Elbasan, flakët rrezikuan banesat përreth
25/08/2026 15:14
Përfshihet nga flakët një banesë në lagjen “Aqif Qafa” në Elbasan.
Ndërhyrja e menjëhershme e zjarrfikëses bëri të mundur izolimin e flakëve dhe shuarjen e zjarrit.

Flakët rrezikuan edhe banesa përreth, pasi ekzistojnë shtëpi të tjera ngjitur në të njëjtën çati.

Sakaq shkaqet e zjarrit mbeten ende të paqarta.
Top Channel