Grabiti bankën me ndihmën e ChatGPT, por u tradhtua nga telefoni/ 23-vjeçari dënohet me mbi 10 vite burg
Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar sërish për situatën në Iran, duke e cilësuar atë një “krizë humanitare me përmasa epike” dhe duke kërkuar që ajo të marrë fund menjëherë.
Në një postim në Truth Social, Trump sulmoi udhëheqjen iraniane, duke pretenduar se regjimi “nuk po paguan pjesë të mëdha të forcave të tij të armatosura”, ndërsa vijon të vrasë protestues. “Republika Islamike e Iranit po lëkundet dhe po vret protestues, edhe kur ata nuk protestojnë, në nivele të papara më parë”, shkroi Trump.
Presidenti amerikan nuk sqaroi nëse po i referohej protestave të muajit janar apo rasteve të reja të dhunës që nuk janë raportuar ende.
“Kjo është një krizë humanitare me përmasa epike dhe duhet të ndalet TANI”, përfundoi Trump.
Top Channel