Ndryshon rrjedha e merkatos për Asllanin, mesfushori shqiptar pranon transferimin në Lindjen e Mesme
25/08/2026 15:30
Kristjan Asllani ka hapur derën për një transferim te Al Jazira, pas kontaktit të drejtpërdrejtë të klubit me mesfushorin shqiptar.
Sipas raportimeve, Al Jazira ka bërë një qasje direkte ndaj Asllanit, ndërsa bisedimet vijojnë edhe mes klubeve përkatëse me Interin, që zotëron kartonin e mesfushorit.
Negociatat janë ende në zhvillim dhe pritet që në ditët në vijim të ketë më shumë qartësi për të ardhmen e Asllanit.
Mesfushori i Kombëtares shqiptare mbetet në qendër të merkatos, ndërsa një transferim në Emiratet e Bashkuara Arabe tashmë është një mundësi konkrete, me Al Jaziran që duket se ka parakaluar Monzën në garën për shërbimet e Asllanit.
Top Channel