Pas 133 ditësh, Carlos Alcaraz u kthye në fushën e lojës. Tenisti spanjoll, që prej kohësh nuk merrte pjesë në turne për shkak të një dëmtimi në kyçin e dorës, zhvilloi ndeshjen e raundit të parë të US Open në lojën dyshe të përzier ku formoi skuadër as më shumë e as më pak, por me Serena Williams, edhe kjo e rikthyer pas tërheqjes nga kompeticionet.

Dhe për dyshen amerikano-spanjolle gjithçka shkoi mirë pasi e fituan ndeshjen e tyre të 1/8 të finaleve të turneut. Alcaraz dhe Williams u përballën me dyshen Erin Routliffe dhe Lloyd Glasspool 5-3 dhe 4-1 me sete në 59 minuta lojë. Pas një fillimit të ndrojtur, Alcaraz arriti të tregojë forcën e tij i ndihmuar edhe nga qetësia e Serena Williams duke u shfaqur i bindur në gjuajtjet e tij. 

Në përfundim të ndeshjes,  i intervistuar në fushën e Flushing Meadoës, Alcaraz pohoi se ishte shumë nervoz në fillim dhe se u përpoq të kuptonte sesi ndihej për të shtuar më pas se ishte shumë i kënaqur dhe i elektrizuar për rikthimin e tij në fushën e lojës.

Top Channel