Zyrtare/ Flamurtari vijon me përforcimet, skuadra vlonjate nënshkuan me sulmuesin Mario Gjata
Real Racing Club Santander është bërë pjesë e Klubeve Evropiane të Futbollit (EFC), organizata pasuese e ECA-s, duke e çuar në 850 numrin e klubeve anëtare.
Në listën e klubeve që janë pjesë e kësaj organizate ndodhet edhe Kastrioti, që përfaqëson Shqipërinë në këtë strukturë të rëndësishme të futbollit europian.
Anëtarësimi i Racing Santander vjen pas atyre të FC Groningen, FC Kolkheti Khobi dhe Hull City, ndërsa EFC tashmë bashkon 850 klube nga 55 vende dhe territore.
Për Kastriotin, pjesëmarrja në EFC i jep klubit krutan mundësinë të jetë pjesë e një rrjeti të gjerë klubesh europiane dhe të përfitojë nga iniciativa zhvillimi, shkëmbimi i njohurive, trajnimeve dhe mbështetjes në fusha të ndryshme të menaxhimit të një klubi.
EFC është e njohur nga UEFA dhe FIFA si organi përfaqësues i klubeve të futbollit në Europë dhe synon të sigurojë që klubet, pavarësisht madhësisë apo profilit të tyre, të kenë një zë në vendimet që lidhen me të ardhmen e futbollit europian dhe ndërkombëtar.
Presidenti i EFC-së, Nasser Al-Khelaïfi, e ka cilësuar arritjen e 850 anëtarëve si një moment të rëndësishëm për organizatën, duke theksuar synimin për të përfaqësuar klubet e të gjitha niveleve në Europë.
Kështu, Kastrioti vijon të jetë pjesë e kësaj strukture europiane, ndërsa Racing Santander është klubi i fundit që i është bashkuar EFC-së.
Top Channel