Autobusi që transportonte studentë gjermanë përplaset me një furgon në Hollandë, 20 të plagosur, disa prej tyre në gjendje të rëndë

24/08/2026 10:13

Një autobus turistik austriak që transportonte nxënës të shkollës së mesme nga Gjermania u përplas me një furgon shpërndarjeje në Holandën lindore këtë mëngjes, duke plagosur rreth 20 persona, tetë prej të cilëve u dërguan në spital, tha policia holandeze.

“Disa nga të plagosurit që janë dërguar në spital, janë në gjendje të rëndë”, tha policia në provincën e Gelderland në një postim në X. Të tjerë kanë lëndime të lehta.

Aksidenti ndodhi rreth orës 4 të mëngjesit në autostradën A28 pranë qytetit Weeze, i cili ndodhet rreth 100 kilometra në lindje të Amsterdamit.

Sipas një zëdhënësi të policisë, më shumë se 50 persona ishin në autobus. Midis të plagosurve është edhe shoferi i kamionit të shpërndarjes.

Pas aksidentit, autostrada A28 u mbyll në të dyja drejtimet.

Fotografitë e publikuara nga policia tregojnë zjarrfikësit që ndihmojnë nxënësit të dalin nga autobusi përmes çatisë së tij. Shumë nga pasagjerët e autobusit janë lënduar nga xhamat e thyer të automjetit.

Top Channel