Gvardiol nderon Manchester City, skuadra e Maresca e nis Premier League me fitore me përmbysje ndaj Bournemouth 23/08 17:14
Takimi i kryeministrit Rama me drejtuesit e 12 qarqeve dhe kryetarët e komisioneve ka nisur me diskutime.
Si fillim është folur mbi dokumentin ‘Besa’, nga ku të pranishmit në mbledhjen që po mbahet në Pogradec kanë dhënë sugjerimet e tyre.
Më pas, burime për gazetarin e Top Channel, Muhamed Veliu, që po e ndjek nga afër këtë takim, citojnë që Rama të ketë folur për rolin që duhet të marrë gjithsecili ministër, drejtues, deputet dhe drejtor në rang rajonal.
Pra, ka kërkuar mendime nga të pranishmit se si të përmirësohet kjo marrëdhënie ministër-drejtuesi politik-deputet dhe drejtor.
Takimi ka nisur që prej orës 11:30 të ditën së sotme, ndërsa i radhës do të mbahet ditën e hënë.
Top Channel