Laçi shmang humbjen me një supergol në fund, i rrëmben Elbasanit një barazim 1-1 në shtëpi
Partizani dhe Teuta e kanë nisur me një barazim pa gola sezonin e ri të Kategorisë Superiore. Sfida e luajtur në stadiumin e Vorës përfundoi 0-0, në një ndeshje me shumë episode, ku momenti më i rëndësishëm ishte penalltia e humbur nga Teuta dhe kartoni i kuq i Partizanit.
Teuta pati mundësinë më të mirë për të kaluar në avantazh në minutën e 25-të, kur fitoi një 11-metërsh pas rrëzimit të Arifit në zonë. Pas verifikimit të situatës, vendimi u konfirmua, por Kallaku nuk arriti të shënonte, duke goditur shtyllën në minutën e 28-të.
Partizani mbeti me 10 lojtarë në minutën e 44-t, pas daljes me karton të kuq të Human. Fillimisht gjyqtari vijoi lojën pas një përplasjeje me Kallakun, por pas ndërhyrjes së VAR-it rishikoi pamjet dhe vendosi të ndëshkonte me të kuq futbollistin e të kuqve.
Pavarësisht avantazhit numerik, Teuta nuk arriti të shfrytëzonte situatën në pjesën e dytë. Durrsakët patën disa mundësi për të zhbllokuar rezultatin, veçanërisht me Pedro, i cili u afrua disa herë pranë golit, por u ndal nga Qirko ose nuk gjeti kuadratin.
Në anën tjetër, Partizani u përpoq të rrezikonte me kundërsulme, ndërsa trajnerët Florin Bratu dhe Edlir Tetova bënë disa zëvendësime për të ndryshuar rrjedhën e takimit.
Në minutat e fundit, Teuta kërkoi golin e fitores, por mbrojtja e Partizanit dhe portieri Qirko rezistuan. Pas 90 minutash, asnjëra skuadër nuk arriti të gjente rrugën e rrjetës.
Kështu, Partizani dhe Teuta marrin nga një pikë në javën e parë të kampionatit, ndërsa të dy trajnerët e rinj, Florin Bratu dhe Edlir Tetova, e nisin aventurën në Superiore me një barazim.
Për Partizanin, pika vjen në një ndeshje ku skuadra luajti për më shumë se 45 minuta me një lojtar më pak, ndërsa Teuta mund të ketë pengun e madh të penalltisë së humbur nga Kallaku.
Top Channel