Qarkullonte me automjet i armatosur me pistoletë, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 40-vjeçari në Tiranë 22/08 13:46
Aktori i njohur Sokol Balza ka reaguar i prekur pas lajmit për ndarjen nga jeta të artistes Rezana Çelikut.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Balza ka shprehur dhimbjen për humbjen e artistes dhe mikes së tij, duke e cilësuar lajmin si të pabesueshëm.
“Nuk më besohet, si ike shoqja ime dhe na le…”, shkruan Balza në mesazhin e tij të ndjerë.
Rezana ka ndërruar jetë pak ditë më parë në moshën 66-vjeçare.
Ndër rolet e saj më të spikatura ishin në filmat “Ata ishin katër”, “Shokë të një skuadre” apo “Një djalë dhe një vajzë”, ku interpretoi rolin e një centralisteje.
Top Channel