Kandidat potencial për sulmin kuqezi/ Stiven Shpendi nis sezonin me gol, sulmuesi shqiptar tund rrjetën ndaj Cremonese
22/08/2026 22:17
Stiven Shpendi e ka nisur sezonin e ri në mënyrën më të mirë të mundshme, duke shënuar që në ndeshjen e parë të Serisë B me fanellën e Empolit.
Sulmuesi shqiptar gjeti rrjetën në minutën e 21-të të sfidës ndaj Cremoneses, duke përfituar nga një goditje këndi. Shpendi reagoi mirë në zonë dhe dërgoi topin në rrjetë.
Goli u anulua fillimisht për pozicion jashtë loje, por pas verifikimit u konsiderua i rregullt dhe iu akordua sulmuesit.
Shpendi vjen pas një sezoni pozitiv me Empolin, ku realizoi 15 gola në Serinë B, ndërsa një sezon më parë kishte shënuar 4 gola me fanellën e Carrarese.
Top Channel