Sot nis edicioni i 88 i Kategorisë Superiore, mesazhi i presidentit të FSHF, Duka: Sezon që vjen me ambicie dhe dëshirën për të çuar para nivelin e garës
Liverpool ka nisur të interesohet për situatën e Endrick te Real Madrid dhe ka pyetur për mundësinë e transferimit të sulmuesit brazilian.
Sipas “The Times”, klubi anglez ka kontaktuar për të mësuar mbi disponueshmërinë e 19-vjeçarit, të cilin e konsideron një përforcim potencial për repartin ofensiv.
Liverpool beson se Endrick mund të jetë një alternativë interesante për sulmin, veçanërisht duke pasur parasysh konkurrencën e madhe që braziliani ka aktualisht në Madrid. Me shumë emra të rëndësishëm në repartin ofensiv të Realit, Endrick mund të ketë më pak minuta në dispozicion gjatë sezonit.
Megjithatë, qëndrimi i Real Madridit është i qartë: klubi madrilen llogarit tek Endrick dhe nuk ka ndërmend ta lejojë të largohet.
Endrick mbërriti te Real Madrid me pritshmëri të mëdha dhe drejtuesit e klubit vazhdojnë ta shohin si një investim për të ardhmen. Për këtë arsye, një transferim te Liverpool, të paktën për momentin, duket i vështirë.
Interesi i Liverpoolit mund të rikthehet në qendër të vëmendjes nëse situata e brazilianit për sa i përket minutave nuk ndryshon, por topi aktualisht është në fushën e Real Madridit, i cili nuk dëshiron të heqë dorë nga talenti i tij.
Top Channel