Tani është zyrtare; Jannik Sinner nuk do të marrë pjesë në US Open, turneu i fundit Grand Slam në tenis i programuar të nisë në 30 gusht. Vendimi erdhi vetëm pak ditë pasi tenisti festoi 25 vjetorin e tij të lindjes me numrin 1 të botës që preferoi të heqë dorë nga turneu njujorkez për shkak të problemeve në gjurin e djathtë që vazhdojnë të shqetësojnë, pavarësisht kurave të vazhdueshme të cilave iu nënshtrua nga stafi i JMedical pas triumfit në Wimbledon.

Tenisti italian mendoi se është më mirë të mos rrezikojë dhe të përqendrohet te faza e fundit e sezonit që kulmon me ATP Finals në Torino. Kjo do të thotë se këtë vit nuk do të kemi revansh të Sinner ndaj Alcaraz për disfatën në finalen e Flushing Meadows vitin e kaluar.

‘Edhe pse punova shumë bashkë me skuadrën time dhe mjekun tim personal, u desh që të merrnim vendimin e vështirë për të mos marrë pjesë në US Open këtë vit-pohoi Jannik Sinner-u kthyem në fushë në Monte Carlo në ditët e fundit dhe kuptuam se kam ende nevojë per më shumë kohë për të rimarrë veten nga problemi në gjurin e djathtë. Padyshim që jam shumë i trishtuar dhe i zhgënjyer, sepse New York ka një vend special në zemrën time. Mezi prisja të kthehesha të luaja në atmosferën elektrike përpara tifozëve fantastikë’

Tani plani i Sinner është që të qëndrojë në Evropë dhe të vijoje procesin e rikuperimit me objektivin që të jetë gati për turnetë ATP të Pekinit dhe Shanghait.

Top Channel