Theu me grushte xhamat e autobusit pas një konflikti verbal me drejtuesin e mjetit, arrestohet në flagrancë 33-vjeçari në Tiranë Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Shkozet-Shijak, në Rrashbull, ku 32-vjeçari Vasil Hasani që lëvizte me biçikletë ka humbur jetën pasi u përplas nga një automjet.
Drejtuesi i mjetit është larguar nga vendi i ngjarjes dhe policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e tij.
“Durrës/Informacion paraprak. Rreth orës 06:15, në aksin rrugor “Shkozet-Shijak”, në vendin e quajtur Rrashbull, një automjet ende i paidentifikuar ka përplasur biçiklistin, shtetasin V. H., 32 vjeç.
Si pasojë e aksidentit, 32-vjeçari ka ndërruar jetë në vendngjarje. Drejtuesi i automjetit është larguar nga vendi i ngjarjes dhe vijon puna për identifikimin dhe kapjen e tij.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit”, shkruan Policia e Durrësit.
Top Channel