“Pse arrestove kreun e SHISH”/ Kapri zbulon çfarë ndodhi në Këshillin e Sigurisë: Vlora Hyseni përgjoi prokurorët Situata e zjarrit në zonën e Gojanit në Gjegjan të Pukës vijon të përkeqësohet. Flakët kanë avancuar ndjeshëm dhe kanë përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme, duke rritur rrezikun për zonat e banuara.
Dhjetëra forca janë angazhuar në terren për përballimin e situatës dhe për të frenuar përhapjen e flakëve. Megjithatë, deri në këto momente ndërhyrja nga ajri ende nuk ka nisur, ndërsa terreni i vështirë dhe përmasat e vatrave e bëjnë ndërhyrjen tokësore shumë të vështirë.
Zjarri po i afrohet kurorës së fshatrave dhe ekziston rreziku që Gojani i Vogël dhe Gojani i Madh të përfshihen nga flakët.
“Gjendja është alarmante. Po rrezikohet e gjithë kurora e fshatit. Po rrezikohen seriozisht të digjen të dy fshatrat nga momenti në moment. Kërkohet ndërhyrje urgjente nga ajri”, shprehet një banor i zonës për Top Channel.
Ndërkohë, në terren vijojnë përpjekjet për izolimin e vatrave, ndërsa përhapja e zjarrit në një sipërfaqe të madhe ka shtuar shqetësimin për banorët dhe zonat përreth.
Top Channel