Formula 1/ Nuk ka lamtumirë nga Red Bull për Verstappen, holandezi rinovon deri në 2030
Nuk duhet të lëndosh kurrë atë që ka rënë në tokë. Jeta ka një mënyrë të çuditshme për të përmbysur situatat. Dhe një mënyrë akoma më të çuditshme për të zbuluar diferencën mes një incidenti dhe një zgjedhjeje’-është mesazhi i publikuar në llogarinë e saj në Instagram, ish tenistja rumune Simona Halep që duket se është për Nick Kyrgios që rezultoi pozitiv në testet antidoping për kokainë të zhvilluara në 22 qershor.
Tenisti australian gjithnjë ka qenë shumë kritik kundrejt kolegëve të prekur nga raste pak a shumë të ngjashme, mes të cilëve edhe vete Simona Halep, por edhe Jannik Sinner që përpara dy vitesh rezultoi pozitiv me substancën clostebol.
Simona Halep, ish numri 1 i botës në gusht të 2023, gjatë një kontrolli antidoping përpara US Open, rezultoi pozitive për substancën Roxadustat, e përfshirë në listën e lëndëve të ndaluara dhe si pasojë u pezullua përkohësisht në pritje të procesit.
Në shtator të 2023, gjykata bëri të ditur skualifikimin e rumunes për 4 vjet, një sanksion që u reduktua në 9 muaj pasi Halep pranoi se e kishte marrë substancën aksidentalisht, pasi ishte e pranishme në një integrator të marrë nga tenistja, por që Halep nuk e dinte.
Top Channel