Carlos Alcaraz më në fund kthehet në fushat e lojës. Ishte vetë kampioni spanjoll që zyrtarizoi praninë e tij në US Open, turneun e fundit Grand Slam të vitit nëpërmjet rrjeteve sociale.

Është ky një lajm i shumë pritur për Alcaraz që u përball me një problem në kyçin e dorës që e detyroi tenistin që të tërhiqet si nga Roland Garros ashtu edhe nga Ëimbledon. Tani duhet parë nëse do të ketë sërish një sfidë me Jannik Sinner duke qenë se prania e italianit në turneun njujorkez ende nuk është e sigurt.

Carlos Alcaraz e pati problemin në kyçin e dorës në raundin e parë në turneun e Barcelonës dhe për t’u rikuperuar nga ky dëmtim spanjolli iu nënshtrua një trajtimi konservativ të gjatë dhe rigoroz duke përdorur një mbrojtëse të fortë, duke pushuar totalish dhe me një fizioterapi të saktë për disa muaj.

Në javët e fundit Alcaraz u stërvit në fushat e Murcias dhe në ditët e kaluara simuloi një set me Rune duke marrë sinjalet pozitive që e shtynë tenistin iberik që të vendosë të marrë pjesë në Flushing Meadoës në Neë York, në turneun e fundit Grand Slam të vitit që do të nisë në 30 gusht dhe ku ai do të kërkojë të mbrojë titullin e fituar vitin e kaluar

Top Channel