PDK dhe Aleanca kërkojnë vazhdimin e seancës konstituive, shpërndajnë letra në karriget e deputetëve të LVV-së: Respektojeni Kushtetutën!

20/08/2026 11:18

Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë kërkuar vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, duke zhvilluar një aksion simbolik gjatë aktivitetit të sotëm.

Siç raporton korrespondentja e Top Channel Leonita Bajrami, në ulëset e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje janë vendosur letra me mesazhin: “Respektojeni Kushtetutën, konstituojeni Kuvendin”.

Letrat janë shpërndarë nga deputetët e PDK-së, Artan Behrami dhe Altin Krasniqi, në një moment kur procesi i konstituimit të Kuvendit vijon të jetë në qendër të debatit politik.

Me këtë veprim, PDK dhe Aleanca kanë përcjellë kërkesën për respektimin e afateve dhe procedurave kushtetuese dhe për vijimin e procesit të konstituimit të Kuvendit të Kosovës.

Top Channel