Zjarr i madh në një hotel në Kalkuta në Indisë, të paktën 9 viktima dhe disa të plagosur

19/08/2026 08:34

Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën dhe disa të tjerë janë plagosur nga një zjarr që përfshiu një hotel në Kalkuta të Indisë gjatë natës.

Policia lokale konfirmoi viktimat, ndërsa paralajmëroi se bilanci mund të rritet më tej për shkak të numrit të personave të prekur nga zjarri.

Sipas agjencisë së lajmeve Press Trust of India, zjarri shpërtheu rreth orës 01:45, në një hotel në qendër të qytetit, pranë selisë së shërbimit zjarrfikës të Bengalit Perëndimor.

Rreth 80 persona janë evakuuar nga ndërtesa, ndërsa shërbimet zjarrfikëse kanë arritur ta shuajnë flakët.

Autoritetet kanë nisur hetimet për përcaktimin e shkaqeve të zjarrit, ndërsa vijon puna për identifikimin e viktimave dhe vlerësimin e plotë të pasojave.

Top Channel