Ngrohja e deteve, vërshojnë meduzat/ Në rrezik Mesdheu, kujdes nga speciet “aliene”

19/08/2026 12:16

Kandilët e detit mbeten makthi i pushuesve gjatë verës.

Me ngrohjen gjithnjë e më të madhe të deteve, rritet edhe rreziku i shtimit masiv të këtyre gjallesave, të cilat janë ndër organizmat shumëqelizorë më të lashtë në Tokë.

Mediat italiane japin alarmin se në Mesdhe janë shfaqur gjithashtu specie të huaja, potencialisht të rrezikshme, si karavela portugeze që më shumë janë në fakt koloni organizmash të vogla qe jetojnë së bashku, me tentakula shumë të gjata e tejet djegëse. Në vitin 2022, një grua ra në kontakt me një prej këtyre meduzave në Siçili, dhe u shtrua me urgjencë në spital. Ndërsa në vitin 2010, një 69-vjeçare humbi jetën në Sardenjë.

Karavela portugeze, e cila prej dekadash është vërejtur në mënyrë sporadike në Mesdhe, e ka origjinën në Oqeanin Atlantik. Këtë vit, shumë ekzemplarë janë raportuar në brigjet e Spanjës aq sa disa plazhe u mbyllën përkohësisht. Gjatë 20 viteve të fundit, numri i meduzave në rajonin e Mesdheut është thuajse dhjetëfishuar.

Biologët detarë paralajmërojnë se meduzat transportohen nga rrymat detare dhe priren të grumbullohen në numër të madh, veçanërisht gjatë periudhës së riprodhimit. Kjo shpjegon edhe përse në disa zona duket sikur deti pushtohet prej tyre, ndërsa në zona të tjera janë pothuajse krejtësisht të mungojnë.

Top Channel