“Kam bërë një gabim të madh”/ Rezultoi pozitiv për kokainë, tenisti i njohur pezullohet përkohësisht nga aktivitetet
Pezullimi i Nick Kygios pasi rezultoi pozitiv për kokainë në një test antidoping, të sjell në mendje të të gjitha rastet kur australiani kritikonte numrin 1 të botës, Jannik Sinner për çështjen e dopingut.
Që nga 20 gushti i 2024 kur gjykata e pavarur vendosi se italiani nuk kishte faj përsa i përket pozitivitetit të tij me Clostebol, Kyrgios reagoi ne rrjetet sociale në këtë mënyrë: ‘Qesharake, sido që të jetë aksidentale apo e planifikuar. Ke rezultuar 2 herë pozitiv me substancë të ndaluar dhe duhet të qëndrosh jashtë fushave për 2 vjet. Paraqitjet e tua janë përmirësuar. Krem për mesazh…po sigurisht’-theksohet në një nga postimet e Kyrgios në drejtim të Sinner duke iu referuar deklaratës së italianit se substanca i hyri në trup sepse fizioterapisti Giacomo Naldi aplikoi mesazhe pa doreza me një gisht të plagosur dhe të mjekuar me një spray që përmbante Clostebol.
Kur përdoruesit iu përgjigjën australianit se niveli i pozitivitetit të Sinner ishte shumë i ulët( më pak se 1 nanogram për milimetër), Kyrgios e shtoi dozën. ‘Sasia nuk ka rëndësi, dështoi në dy teste për steroidë. Duhet të skualifikohet’-ishin fjalët e 31 vjeçarit.
Një muaj më vonë, në shtator 2024, tenisti australian iu përgjigj një postimi ku shfgaqej Sinner në Milano Fashion Week ku dikush i vuri në dukje se Jannik po vijonte rrugën e tij dhe se testet antidoping nuk kishin ekzistuar kurrë. ‘Sigurisht, nuk ka ndodhur asgjë vëlla. Ai është viktimë’-ishte përgjigjja me ironi e Kyrgios që shkoi edhe më tej teksa postoi videon teksa fizioterapisti i bënte masazh këmbës duke u tallur qartë: ‘Këtu nuk ka asnjë kontaminim’
Më pas në dhjetor po të 2024 erdhi sulmi i radhës. ‘Je pozitiv me steroidë. Është shumë e vështirë të flas me persona që nuk janë të tillë’-tha Kyrgios që foli edhe në podcastin Nothing Major. ‘Nëse do të përballesha me të në Australian Open, do të bëja që çdo person i pranishëm t’i dilte kundër. Do të transformoja gjithçka në një revoltë, respekti duhet të fitohet-ishin fjalër e australianit.
Në shkurt të 2025 tenisti nga Canberra deklaroi: ‘Nëse të gjejnë steroidë, mos thuaj më se është faji i skuadrës tënde’, ndërsa në majin e vitit të kaluar, Kyrgios tha: ‘Si është e mundur që numri 1 i botës është kaq naiv? Gjithçka duket absurde, vërtet besoni se nuk ishte i vetëdijshëm?’
E megjithatë Jannik Sinner nuk i është përgjigjur asnjëherë këtyre sulmeve provokuese të Kyrgios që gjithsesi e vijoi këtë seri në tetor të 2025. ‘Me Sinner raportet janë të tensionuara-ishin fjalët e australianit-është një lojtar i jashtëzakonshëm, lider i këtij sporti, por është e qartë se u përpoqën ta mbronin. Shefi Ekzekutiv dhe personat më të rëndësishëm të ATP janë italianë. E gjithë kjo histori është një tr….’. Pra Kyrgios nuk u ndal teksa nënvizonte atë që për të dukej standard i dyfishtë; kampioni Sinner trajtohej në një mënyrë, ndërsa tenistët e tjerë në një mënyrë tjetër.
Top Channel