Muaji i mjaltit kthehet në tragjedi, ky është çifti britanik që humbi jetën pas rrëzimit të helikopterit privat në ishullin grek
Shpërthimi i një droni në një stacion autobusi pranë centralit bërthamor të Zaporizhias në Ukrainë ka shkaktuar një viktimë dhe ka plagosur 16 persona, njoftoi Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA).
Sipas IAEA-së, mjeti ajror pa pilot (UAV) shpërtheu në një stacion autobusi të përdorur nga stafi i centralit bërthamor të Zaporizhias.
Nga shpërthimi humbi jetën një person, ndërsa 16 të tjerë, mes tyre punonjës dhe nënkontraktorë, mbetën të plagosur. Tre prej të plagosurve ndodhen në gjendje të rëndë.
IAEA, organi mbikëqyrës bërthamor i Kombeve të Bashkuara, bëri të ditur incidentin përmes një deklarate të publikuar në platformën X, duke cituar drejtorin e centralit.


Drejtori e ka përshkruar ngjarjen si “incidentin më të keq që ka hasur ndonjëherë”.
Centrali bërthamor i Zaporizhias është më i madhi në Evropë dhe ka gjashtë reaktorë. Forcat ruse e pushtuan objektin në javët e para të pushtimit të Ukrainës, në shkurt të vitit 2022.
Që prej atëherë, Rusia dhe Ukraina kanë akuzuar vazhdimisht njëra-tjetrën për veprime që mund të rrezikojnë sigurinë bërthamore të centralit.
Top Channel