Rrëzohet helikopteri në ishullin Sifnos në Greqi, nxirren tre trupa të pajetë, dyshohet për më shumë viktima

17/08/2026 18:10

Tre trupa janë nxjerrë të pajetë teksa dyshohet se mund të ketë më shumë viktima, pasi një helikopter privat u rrëzua pasditen e sotme në ishullin grek të Sifnos, në rrethana që ende nuk janë bërë të qarta.

Siç raporton korrespondenti i Top Channel, Artur Bibe, ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:17 me orën lokale, ndërsa helikopteri është rrëzuar në zonën e Tholos.

Forcat e emergjencës janë nisur drejt vendit të ngjarjes, ndërsa deri tani nuk ka informacion zyrtar për numrin e personave që ndodheshin në bord apo për gjendjen e tyre.

Priten detaje të reja nga autoritetet për rrethanat e aksidentit dhe personat që ndodheshin në helikopter.

Top Channel