Uragani “Lala” godet Hawain, përmbytje dhe rrëshqitje dheu, 115 mijë familje pa energji elektrike Dy të vdekur dhe katër të plagosur është bilanci i deritanishëm i një zjarri në ishullin Salamina, 5 km në perëndim të Athinës.
Sipas informacioneve të para, çdo gjë nisi në orën 15:45 sipas orës lokale në vendim e quajtur Selinia dhe brenda pak minutash flakët u shpërndanë në gjithë zonën.
Banorët po largohen në panik pasi zona nuk ka shumë rrugë dhe lëvizja kryhet me vështirësi të madhe. Mbrojtja civile njoftoi banorët të largohen ndërsa në luftë me zjarrin janë forca të shumta të ndihmuara edhe me avionë dhe helikopterë zjarrfikës dhe të ushtrisë, pasi në zonë ndodhet baza më e madhe detare në vend.
Zona që po digjet është një pyll pishash ndërsa raportohen disa banesa në flakë.
Policia thotë se po punon për identifikimin e dy viktimave të cilët janë të seksit mashkull 45-60 vjeç.
Top Channel