Nga Amerika në Ballkan zjarret mbajnë botën në alarm/ Flakët përhapen me shpejtësi, evakuohen mijëra banorë

16/08/2026 12:17

Shtetet e Bashkuara e kaluan të shtunën në nivelin maksimal të gatishmërisë.

Autoritetet federale raportonin 149 incidente aktive, mes tyre 88 zjarre të mëdha ende të pakontrolluara, me rreth 29 mijë e 400 forca të angazhuara. Situata më e rënduar mbetet në veriperëndim, ku në Oregon dhe Uashington vijojnë evakuimet dhe mbylljet e rrugëve.

Në Kanada, zjarri “Bald Range”, në Kolumbinë Britanike, arriti mbi 20 mijë hektarë. Të shtunën në mbrëmje u shpallën alarme të reja evakuimi për disa komunitete, megjithëse banorë të zonave të tjera nisën të kthehen në shtëpi. Në Evropë, flakët mbeten aktive nga Spanja në Francë. Zjarri në Hueska ka djegur mbi 15 mijë hektarë dhe ka detyruar më shumë se një mijë banorë të largohen.

Në Francën jugperëndimore janë evakuuar mbi 500 persona, ndërsa në Gjermani, zjarri më i madh i regjistruar në Renaninë Veriore-Vestfali u stabilizua të shtunën, pasi mbi dy mijë banorë u larguan nga shtëpitë. Në Ballkan, Greqia regjistroi mbi 50 zjarre brenda 24 orëve dhe këtë të diel mban në alarm të lartë Atikën, Eubenë, Cikladet dhe Kretën. Kroacia vijon ndërhyrjen në ishullin Dugi Otok, ndërsa Serbia lufton dhjetëra vatra.

Top Channel