Trump feston uljen e çmimeve të ilaçeve, citon një artikull që flet për suksesin e Bidenit
Një burrë përjetoi momente paniku në një restorant në Turqi, pasi një copë ushqimi i ngeci në fyt teksa po hante doner kebab. Për fat të mirë, ndërhyrja e shpejtë e pronarit të restorantit i shpëtoi jetën.
Ngjarja ndodhi në Reyhanlı, në provincën Hatay dhe u filmua nga kamerat e sigurisë së restorantit.
Në pamjet e publikuara, burri shihet teksa është ulur në tavolinë me familjen e tij. Papritur, ai nis të ketë vështirësi në frymëmarrje, ndërsa gruaja dhe fëmijët e tij përpiqen ta ndihmojnë.
Situata u bë kritike, por pronari i restorantit, Sami Sakin, e kuptoi menjëherë se klienti po mbytej dhe ndërhyri duke i aplikuar manovrën Heimlich.
Pas disa përpjekjesh, Sakin arriti t’i lironte rrugët e frymëmarrjes dhe burri mundi të merrte sërish frymë.
Hatay’ın Reyhanlı ilçesinde restoranda döner yerken nefes borusuna et parçası kaçan kişi, işletmeci Sami Sakin (46) tarafından Heimlich manevrasıyla kurtarıldı. pic.twitter.com/cAMdN4qfED
— Sözcü (@gazetesozcu) August 15, 2026
Sipas mediave turke, biznesmeni kishte mësuar më herët se si kryhet manovra Heimlich gjatë kohës që ishte në shkollë.
“Manovra Heimlich më erdhi menjëherë në mendje. Pas përpjekjes së tretë ose të katërt, arrita t’i liroja rrugët e frymëmarrjes dhe ai u kthye”, ka treguar Sakin për ndërhyrjen që i shpëtoi jetën klientit.
Ngjarja përfundoi fatmirësisht pa pasoja të rënda, ndërsa pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë momentet e tensionuara të ndërhyrjes.
Top Channel