Përshkallëzohet konflikti Rusi-Ukrainë, sulmet më të mëdha për vitin 2026, 11 viktima në të dy vendet
Autoritetet irakiane njoftuan sot sekuestrimin e më shumë se 26 milionë dollarëve vash dhe më shumë se 60 kilogramëve ari, si pjesë e hetimeve kundër korrupsionit ndaj zyrtarëve qeveritarë.
Autoritetet gjyqësore thanë se sekuestruan 20.34 milionë dollarë në para të gatshme, 60 kilogramë ari dhe shtatë automjete të lidhura me Adnan Al Jumaili, ish-zëvendësministrin e naftës për rafinimin.
Al Jumaili, i cili shërbeu gjithashtu si drejtor i përgjithshëm i Kompanisë së Rafinerive Veriore, u arrestua në maj si pjesë e një hetimi të zgjeruar për shpërdorim dhe përvetësim të dyshuar në projektet e rafinerive të mbikëqyrura nga ministria. Fushata çoi gjithashtu në arrestimin e zyrtarëve të lartë qeveritarë dhe ligjvënësve dhe në rikuperimin e miliona dollarëve, arit dhe pasurive të paluajtshme.
Prokurorët pretendojnë se kontratat dhe fondet e ndara për përmirësimin dhe operimin e rafinerive u devijuan përmes një rrjeti kompanish dhe ndërmjetësish. Rikuperimi i parave cash dhe arit në të gjithë Bagdadin dhe Erbilin sugjeron që hetuesit po gjurmojnë asetet që lëvizin midis Irakut federal dhe Rajonit të Kurdistanit.
Ministria e naftës nuk ka komentuar mbi sekuestrimet e fundit. Al Jumaili, i cili u shkarkua nga pozicioni i tij pasi akuzat për korrupsion kundër tij u bënë publike, mbetet në paraburgim në pritje të gjyqit.
Gjithashtu, Komisioni i Integritetit Kundër Korrupsionit të Irakut njoftoi rikuperimin e afërsisht 5.84 milionë dollarëve dhe 1.175 miliardë dinarëve irakianë (rreth 770,000 dollarë) në para cash, si dhe ari, në shtëpinë e Khalid Khazaie Attiyah, zëvendësministër i energjisë elektrike për transport dhe shpërndarje, i cili u arrestua të premten.
Njoftimet vijnë ndërsa qeveria e Kryeministrit Ali Al Zaidi intensifikon fushatën e saj kundër korrupsionit, duke e paraqitur atë si thelbësore për rivendosjen e besimit publik dhe sigurimin e financave shtetërore përpara afateve kyçe të sigurisë dhe ekonomisë.
Që nga marrja e detyrës në maj, Al-Zaidi ka urdhëruar një sërë arrestimesh të profilit të lartë dhe sekuestrimesh të aseteve që synojnë zyrtarë të lartë në ministritë e naftës, energjisë elektrike dhe të tjera.
Fushata është paraqitur nga qeveria si një provë e pushtetit shtetëror, veçanërisht në sektorët e dominuar prej kohësh nga partitë politike dhe rrjetet e fuqishme financiare.
Top Channel