Autoritetet në Belgjikë po raportojnë se një zjarr ka djegur të paktën 16,500 hektarë në parkun natyror malor më të madh të vendit, në pjesën lindore të vendit.
Zjarri shpërtheu në mesditën e ditës së djeshme në zonën pyjore të rajonit Fan pranë kufirit me Gjermaninë dhe u përhap gjatë natës.
Bashkimi Evropian dërgoi tre helikopterë dhe dy avionë zjarrfikës nga Republika Çeke, Suedia dhe Holanda në zonë, ku po punojnë zjarrfikës nga gjithë vendi, ushtarë me automjete me ujë me rreze të gjatë veprimi dhe fermerë.
Incendie dans les hautes fagnes ! La nationale 63 est fermée pour laisser les services d’incendies intervenir. pic.twitter.com/1VHkOCjZzx
— Lamair Philippe (@LamairP) August 14, 2026
Zjarri po digjet në një vendndodhje të vështirë dhe shuarja e tij është e mundur kryesisht me mjete ajrore. Megjithatë, zjarrfikësit duhet të përballen me erën që ndryshon vazhdimisht drejtim dhe përhap flakët në të gjitha drejtimet.
Bashkia lokale u ka kërkuar banorëve të përgatiten për mundësinë e një evakuimi.
🔥 La Belgique subit le pire incendie de son histoire moderne ! Dans les Hautes Fagnes, 1.600 hectares ont déjà été touchés par les flammes depuis hier, plus que le feu record de 2011 ! L’armée a été appelée en renfort. pic.twitter.com/8JVLJiOrYs
— Météo Express (@MeteoExpress) August 15, 2026
“Ju këshillojmë që të merrni me qetësi një çantë të vogël me sendet tuaja thelbësore dhe, nëse është e mundur, ta vendosni në makinën tuaj në mënyrë që të largoheni shpejt nëse është e nevojshme”, thuhet në njoftim.
Ndërkohë, dy autostrada në zonë (N68 dhe N672) janë të mbyllura për të lejuar shërbimet e emergjencës të veprojnë. Në dy autostrada të tjera (A3 dhe A27), tabelat paralajmërojnë shoferët për rrezikun.
Les #Fagnes depuis Verviers. pic.twitter.com/pMIM7lYVSX
— nof_nef (@NofNef) August 14, 2026
Top Channel