Aksident në qendër të qytetit të Sarandës, motori përfundon poshtë një automjeti Një tentativë për kultivimin e bimëve narkotike është goditur në Shkodër.
Policia ka sekuestruar 2500 fidanë të dyshuar Cannabis Sativa, të mbjellë në kubikë, si dhe një furgon që po përdorej për transportin e tyre.
Në pranga kanë përfunduar dy persona, të dyshuar se po transportonin fidanët me qëllim kultivimin e tyre.
Sipas Policisë, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” konstatuan pranë fshatit Hajmel një furgon me ngarkesë të dyshimtë. Automjeti u ndoq nga efektivët gjatë lëvizjes deri në Vaun e Dejës, ku u ndalua për kontroll.
Gjatë kontrollit në furgon u gjetën disa kuti kartoni, brenda të cilave kishte kubikë me 2500 fidanë të dyshuar narkotikë Cannabis Sativa.
Në përfundim të operacionit u arrestuan në flagrancë S. L., 23 vjeç, banues në Shkodër, dhe N. P., 29 vjeç, banues në fshatin Mali i Jushit.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Top Channel