Vlahovic largohet nga Juventusi: Kam lënë një pjesë të vetes në Torino
“Përshëndetje të gjithëve. Forca Inter!”. Me këto fjalë u prezantua Djed Spence pas mbërritjes në Milano, duke nisur kështu aventurën e tij të re me fanellën e Interit.
Mbrojtësi anglez mbërriti gjatë natës në aeroportin e Linate, ku u prit nga disa tifozë të pranishëm. I veshur me një xhaketë të bardhë, Spence doli nga makina, përshëndeti mbështetësit dhe më pas u drejtua për në hotel.
Djed Spence è arrivato a Milano! Il laterale inglese sosterrà le visite mediche da nuovo giocatore dell’@Inter. @SkySport pic.twitter.com/jTRJb8SNF4
— Gianluca Di Marzio (@DiMarzio) August 13, 2026
Anësori 26-vjeçar, i cili vjen nga Tottenham, është transferimi i menduar nga Interi për të përforcuar krahun e djathtë pas largimit të Denzel Dumfries, i cili është transferuar te Real Madridi.
Spence ka nisur tashmë procedurat për transferimin te kampionët e Italisë. Mëngjesin e sotëm ai kreu vizitat mjekësore në qendrën e CONI-t në Milano dhe pritet që pas përfundimit të tyre të hedhë firmën mbi kontratën e re.
Sipas marrëveshjes së arritur mes klubeve, Interi do t’i paguajë Tottenhamit 30 milionë euro, ndërsa marrëveshja parashikon edhe 2 milionë euro të tjera në formën e bonuseve.
Spence pritet të firmosë një kontratë afatgjatë me Interin, deri në vitin 2031, me një pagë rreth 3 milionë euro në sezon.
Mbrojtësi anglez ishte lidhur prej javësh me klubin zikaltër dhe tashmë transferimi është në fazën përfundimtare.
Top Channel