Milani përgatit revolucionin për Amorim/ Të paktën 3 përforcime në merkato, ja emrat që po monitorohen
Davide Frattesi do të jetë lojtar i Lazios. Transferimi i mesfushorit nga Interi te klubi kryeqytetas, i cili vetëm pak orë më parë ishte bllokuar për shkak të problemeve burokratike dhe financiare, tashmë është zgjidhur dhe marrëveshja ka marrë dritën jeshile.
Operacioni mes Interit dhe Lazios u pezullua përkohësisht pasi Lega Serie A nuk dha miratimin fillestar, për shkak të çështjeve që lidheshin me situatën financiare të klubit bardhekaltër.
Megjithatë, të dy klubet kanë rishikuar kushtet e marrëveshjes dhe kanë gjetur menjëherë zgjidhjen.
Sipas formulës së re, Frattesi do të transferohet te Lazio në huazim për 5 milionë euro, ndërsa marrëveshja përfshin edhe një opsion blerjeje prej 10 milionë eurosh, plus 50% të shumës së një rishitjeje të ardhshme që do t’i takojë Interit.
Problemi i krijuar gjatë orëve të fundit nuk e ka vënë asnjëherë në dyshim përfundimin e transferimit. Palët kanë punuar për të përshtatur formulën e operacionit me kërkesat financiare dhe burokratike të kampionatit italian.
Tashmë, me miratimin e ri të Lega Serie A, sipas kushteve dhe afateve të rishikuara, transferimi është në rrugën e duhur për t’u finalizuar.
Frattesi pritet të udhëtojë drejt Romës, ku do të kryejë vizitat mjekësore, përpara se të firmosë kontratën e re me Lazion dhe të vihet në dispozicion të trajnerit Gennaro Gattuso.
Top Channel