Portieri shqiptar i Dortmundit gati për rikthimin, mund të huazohet te Copenhagen-i për sezonin e ardhshëm

13/08/2026 16:42

Portieri shqiptar i Borussia Dortmundit, Diant Ramaj, është pranë rikthimit te Copenhagen, skuadër ku ishte i huazuar gjatë gjashtë muajve të fundit të sezonit 2024/2025.

Sipas portalit danez “Bold”, Copenhagen ka nisur bisedimet me Borussia Dortmundin për një marrëveshje huazimi të 24-vjeçarit, e cila do të përfshinte edhe një opsion blerjeje në fund të periudhës së huazimit.

Vetë Ramaj është i interesuar për një rikthim në kryeqytetin danez, ku ka luajtur më parë dhe ku mund të gjejë sërish hapësirën e nevojshme për të luajtur.

Portieri shqiptaro-gjerman mund të transferohet te Copenhagen si zëvendësues i Dominik Kotarskit, i cili ka shprehur dëshirën për t’u larguar nga klubi.

Ramaj nuk u përfshi në skuadrën e Dortmundit për fazën përgatitore në Azi, pasi nuk bën pjesë në planet e klubit për sezonin 2026/2027.

Kontrata e tij me Dortmundin është e vlefshme deri në vitin 2029, por gjithçka tregon se e ardhmja e tij nuk do të jetë në “Signal Iduna Park”.

Dortmundi e bleu Ramajn nga Ajax në vitin 2025, por portieri nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje zyrtare me skuadrën gjermane. Pas huazimit të parë te Copenhagen, ai u huazua më pas te Heidenheim.

Top Channel