Kounde kërkon garanci te Barcelona, Flick po mendon një ndryshim të rëndësishëm. E ardhmja e francezit është në dyshim
Superkupa e Spanjës 2027 nuk do të zhvillohet në Arabinë Saudite, por në Stamboll të Turqisë. Vendimi është miratuar nga komisioni i deleguar i Federatës Spanjolle të Futbollit (RFEF), ndërsa turneu do të zhvillohet në formatin “Final Four”.
Ndryshimi i destinacionit vjen pasi Arabia Saudite, që ka pritur turneun që prej vitit 2020, u përjashtua këtë herë për shkak të përplasjes së datave me Kupën e Azisë, e cila do të zhvillohet nga 2 deri më 7 shkurt. Superkupa do të rikthehet në Arabinë Saudite në vitin 2028.
Në Stamboll do të zbresin katër skuadrat që kanë siguruar pjesëmarrjen në edicionin e vitit 2027. Në njërën gjysmëfinale do të përballen Real Sociedad dhe Real Madrid, ndërsa në tjetrën Barcelona dhe Atlético Madrid.
Ndeshjet do të luhen në Stadiumin Olimpik Atatürk, një prej impianteve më të njohura të futbollit europian, që ka pritur edhe finalet e Champions League në vitet 2005 dhe 2023.
Sipas RFEF, Superkupa e Spanjës tashmë është një kompeticion me shtrirje globale, që transmetohet në më shumë se 150 vende. Federata thekson gjithashtu se të ardhurat nga turneu përfitojnë drejtpërdrejt qindra klube të futbollit spanjoll, në kategoritë e meshkujve dhe femrave.
Edicioni i vitit 2027 do të ketë gjithashtu Temporada de Riad si sponsor, duke ruajtur lidhjen komerciale me Arabinë Saudite, pavarësisht se ndeshjet do të zhvillohen në Turqi.
Top Channel