Aksident në autostradën Durrës-Tiranë/ Katër automjete përplasen me njëra-tjetrën, detajet e para

11/08/2026 18:20

Një aksident rrugor është regjistruar këtë pasdite në autostradën Durrës-Tiranë, ku janë përfshirë katër automjete.

Nga përplasja raportohet për dëme materiale, ndërsa ende nuk ka informacion zyrtar nëse ka persona të lënduar.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat po punojnë për të zbardhur rrethanat e aksidentit dhe për të menaxhuar situatën në aksin rrugor.

Top Channel