Bruno Guimarães largohet nga Newcastle: Kisha nevojë për një sfidë të re
Manchester City po përgatit një lëvizje të bujshme në merkato, pasi raportohet se klubi anglez ka kontaktuar përfaqësuesit e Alexis Mac Allister.
Mesfushori i Liverpoolit është futur në listën e alternativave të Cityt nëse Rodri largohet nga kampionët e Anglisë gjatë kësaj vere.
Manchester City mund të hyjë në një terren delikat në merkaton e kësaj vere, duke synuar një prej lojtarëve të rëndësishëm të një rivali të drejtpërdrejtë në Premier League.
Sipas raportimeve të LFC Transfer Room, City ka kontaktuar përfaqësuesit e Alexis Mac Allister për të mësuar më shumë rreth mundësisë së një transferimi.
Mesfushori argjentinas thuhet se është në listën e lojtarëve që Manchester City po konsideron në rast se Rodri largohet nga klubi këtë verë.
Rodri është lidhur prej kohësh me një transferim të mundshëm te Barcelona, dhe nëse spanjolli vendos të largohet nga Manchester City, kampionët e Anglisë do të duhet të gjejnë një zëvendësues të nivelit të lartë.
Top Channel