Përparime në bisedimet mes Omanit dhe Iranit, SHBA pret së shpejti një marrëveshje për lundrimin në Hormuz
Një djalë 12-vjeçar në Brazil ka shpëtuar për mrekulli pasi u përfshi nga një kamion me rimorkio, në një aksident të filmuar nga kamerat e sigurisë.
Ngjarja ndodhi teksa i mituri po kthehej në shtëpi me biçikletë nga shkolla. Sipas pamjeve, xhaketa e tij u kap në kamionin që po kthente, duke e rrëzuar dhe tërhequr nën disa prej boshteve të mjetit të rëndë. Biçikleta u hodh mënjanë, ndërsa trupi i djalit u zvarrit përgjatë asfaltit.
Pavarësisht skenave dramatike, 12-vjeçari arriti të mbijetojë. Punonjësit e një farmacie pranë vendit të ngjarjes i dhanë menjëherë ndihmën e parë.
Fillimisht u raportua se ai kishte shpëtuar pa lëndime serioze, por ekzaminimet mjekësore treguan se kishte pësuar një frakturë në kyçin e dorës së majtë dhe disa gërvishtje në bërryl dhe pritet t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale.
Shoferi i kamionit nuk u ndal në vendngjarje, pasi, sipas deklarimit të tij, nuk e kishte kuptuar se kishte përfshirë një person në aksident. Ai tha se mësoi për ngjarjen vetëm pasi një mik i dërgoi videon e përplasjes.
THIS is the shocking moment a 12-year-old boy is sent flying beneath the wheels of a massive lorry but miraculously stands up and walks away.
The youngster had been wheeling his bicycle along Avenida Joaquim David in Brazil before his jacket suddenly snagged on a passing truck. pic.twitter.com/KclKvoqiVg
— NYC News 24 🗞️ (@NYCNews24) August 7, 2026
Top Channel