Video/ Po kthehej nga shkolla në shtëpi me biçikletë, kamioni përplas 12-vjeçarin dhe e tërheq zvarrë, shpëton për mrekulli
Shtetet e Bashkuara presin që së shpejti të arrihet një marrëveshje për rivendosjen e lundrimit të papenguar në Ngushticën e Hormuzit, ndërsa bisedimet mes Omanit dhe Iranit po shënojnë përparim, ka bërë të ditur një zyrtar amerikan për Reuters.
Sipas burimit, menjëherë pas njoftimit të një marrëveshjeje për garantimin e qarkullimit të lirë të anijeve tregtare, Uashingtoni do të heqë bllokadën detare ndaj porteve iraniane.
“Ka përparim mes Omanit dhe Iranit në lidhje me Ngushticën e Hormuzit dhe ne presim një marrëveshje së shpejti”, tha zyrtari amerikan.
Ai theksoi se çdo veprim i SHBA-së do të mbetet i kushtëzuar nga respektimi i angazhimeve të Iranit.
“Si gjithmonë, veprimet e SHBA-së do të vazhdojnë të lidhen me zbatimin e angazhimeve të Iranit”, shtoi ai.
Ngushtica e Hormuzit është një nga rrugët detare më strategjike në botë për transportin e naftës dhe gazit, ndërsa çdo marrëveshje për garantimin e lundrimit të sigurt në këtë zonë pritet të ketë ndikim të rëndësishëm në tregjet globale të energjisë.
Top Channel