Lëvizje e papritur në merkato/ Reali nuk e do më, Endrick përfundon në orbitën e gjigantit turk

07/08/2026 14:49

Fenerbahçe po përgatit një lëvizje ambicioze në merkaton e verës, me klubin turk që ka vendosur në shënjestër talentin brazilian të Real Madridit, Endrick.

Sipas raportimeve, drejtuesit e Fenerbahçes janë gati të udhëtojnë drejt Madridit për të zhvilluar bisedime direkte me sulmuesin dhe për të shqyrtuar mundësinë e transferimit të tij.

Endrick thuhet se nuk është i kënaqur me situatën e tij te Real Madridi, sidomos pas ardhjes së sulmuesit Carlos Espí, i cili konsiderohet nga trajneri José Mourinho si alternativa kryesore pas Kylian Mbappé në repartin ofensiv.

Braziliani, i cili kaloi një periudhë huazimi te Lyoni dhe tregoi potencialin e tij, është në kërkim të një skuadre ku mund të ketë më shumë minuta në dispozicion për të vazhduar zhvillimin e karrierës.

Fenerbahçe synon të përfitojë nga kjo situatë dhe ta bindë 19-vjeçarin të transferohet në Stamboll. Klubi turk beson se mund t’i ofrojë Endrickut rolin protagonist që ai kërkon.

Top Channel