Foto+Video/ Arkiva e UFO-ve, publikohen dosje të reja amerikane mbi objektet misterioze dhe fenomenet e pazakonta
Policia spanjolle ka goditur një prej rrjeteve më të mëdha kriminale të trafikimit të emigrantëve në Mesdhe.
Gjatë operacionit u arrestuan 78 persona, mes tyre katër drejtuesit e dyshuar të organizatës, ndërsa u sekuestruan 18 skafe me shpejtësi të lartë. Sipas hetimeve, rrjeti dyshohet se ka organizuar të paktën 64 operacione, duke transportuar ilegalisht drejt brigjeve spanjolle dhe ishullit të Ibizës më shumë se 2 mijë emigrantë.
Fitimet e siguruara nga kjo veprimtari përllogariten në mbi 24 milionë euro. Të njëjtat mjete lundruese përdoreshin edhe për transportimin e drogave sintetike, përfshirë ekstazinë. Emigrantëve u kërkoheshin deri në 12 mijë euro për udhëtim, ndërsa në një skaf vendoseshin deri në 50 persona.
Policia spanjolle tha se kalimet kryheshin në kushte jashtëzakonisht të rrezikshme, me shpejtësi të lartë dhe në det të trazuar. Në disa raste, emigrantët lidheshin për të mos rënë në ujë gjatë udhëtimit. Skafet e sekuestruara vlerësohen në më shumë se pesë milionë euro.
Operacioni u zhvillua në bashkëpunim me Europolin dhe policitë e Francës, Portugalisë dhe Polonisë.
Top Channel