Zjarri aktiv ende në Panahor-Ngraçan, ekipet zjarrfikëse ndërpresin operacionin për shkak të errësirës

06/08/2026 21:35

Zjarri vijon të mbetet aktiv edhe në zonën Panahor-Ngraçan, ku forcat zjarrfikëse kanë punuar gjatë gjithë ditës për të kufizuar përhapjen e flakëve.

Me rënien e natës, operacioni është ndërprerë përkohësisht dhe do të rifillojë në orët e para të mëngjesit.Vatra në Panahor-Ngraçan nuk është vënë ende nën kontroll dhe vijon të përfshijë sipërfaqe me bimësi.

Korrespondenti i Top Channel Neritan Trifoni raporton se ndërhyrja e ekipeve zjarrfikëse u pezullua për shkak të errësirës, pasi kushtet në terren e bëjnë të vështirë vijimin e operacionit gjatë natës.

Autoritetet do të rikthehen në terren në mëngjes për të vijuar përpjekjet për izolimin dhe shuarjen e flakëve, ndërsa situata mbetet nën monitorim.

Top Channel