Ceuta po përjeton një nga krizat më të rënda humanitare, futja e 72,000 emigrantëve në dy ditë kthehet në fushëbetejë të politikës së brendshme të Spanjës
Dy persona humbën jetën dhe 13 të tjerë u plagosën si pasojë e një shpërthimi që goditi një minibus pasagjerësh në Jaramana, një periferi të Damaskut, të enjten në mbrëmje, raportuan mediat shtetërore siriane.
Televizioni shtetëror Al-Ikhbariya raportoi fillimisht se shpërthimi ndodhi brenda minibusit, duke shkaktuar viktima dhe të plagosur, por pa dhënë detaje mbi numrin e tyre apo rrethanat e ngjarjes.
Më vonë, agjencia shtetërore e lajmeve SANA, duke cituar Drejtorinë e Referimeve, Ambulancave dhe Emergjencave të Ministrisë së Shëndetësisë, konfirmoi se nga shpërthimi mbetën të vrarë dy persona dhe u plagosën 13 të tjerë.
🚨 #Jaramana | #Update: Media sources report that at least three people have been killed and dozens injured after IED detonated on a passenger bus in Jaramana, a predominantly Druze and Christian area of #Damascus. https://t.co/51elUl7bnb pic.twitter.com/q92e3FkfHq
— Syria Justice Archive (@SyJusticeArc) August 6, 2026
Në vendngjarje ndërhynë ambulancat, ekipet mjeko-ligjore të Ministrisë së Brendshme, Mbrojtja Civile dhe Gjysmëhëna e Kuqe Arabe Siriane. Minibusi i dëmtuar u largua me vinç për t’i hapur rrugë ekzaminimeve teknike dhe hetimeve.
Ministria e Brendshme siriane dhe autoritetet e sigurisë nuk kishin publikuar ende një deklaratë zyrtare në momentin e raportimit, ndërsa asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë për shpërthimin.
🚨 #Jaramana | #Damascus: An explosion has been reported on a passenger bus in Jaramana, a predominantly Druze area of Damascus, with initial reports indicating that there are casualties. pic.twitter.com/9h9FvEzEqE
— Syria Justice Archive (@SyJusticeArc) August 6, 2026
Pamjet dhe videot e publikuara në rrjetet sociale tregojnë minibusin e shkatërruar rëndë, me mbeturina të shpërndara në rrugë dhe pranë ndërtesave të banimit.
Shkaku i shpërthimit mbetet ende i paqartë. Sipas Al-Ikhbariya, ngjarja ndodhi pak pasi sheikët dhe drejtuesit e komunitetit në Jaramana publikuan një deklaratë ku theksonin unitetin e Sirisë dhe kundërshtonin çdo thirrje që mund të cenonte paqen politike në vend.
Top Channel